Tronditen sërish shkollat amerikane

546
Shkollat amerikane tronditen sërish nga të shtënat me armë.
Kolegji Highline në shtetin e Washingtonit është rrethuar nga policia pas raportimeve për të shtëna me armë zjarri në kampusin që ndodhet në jug të Seatte. Sipas asaj që shkruan amerikanja CNN, lajmi është njoftuar nga vetë kolegji, me anë të një postimi në Facebook, orët e para të së premtes, me orën lokale.
“Shkolla është mbyllur, nuk është stërvitje. Dyer dhe dritare të mbyllura. Policia është njoftuar dhe është nisur drejt kampusit”, thuhej në një postim pak para orës 9 të mëngjesit.
Edhe policia reagoi duke thënë se ishte njoftuar dhe se agjenci të tjera po shkonin në vendngjarje. Nuk dihet ende rrethanat e kësaj ngjarjeje, nëse ka të lënduar ose jo.
Ngjarja vjen vetëm 2 ditë pas masakrës në një shkollë në Parkland të Floridas ku u vranë 17 persona
Sigal