Tri incidente në gjirin kontestues të Piranës, në kufirin Slloveni-Kroaci

475
Në Gjirin e Piranës, pas vendimit të Gjykatës së Arbitrazhit në Hagë kanë ndodhur tri incidente, shkruan portali kroat index.hr.

Në rastin e parë, në ora 10:45, në rreth tetë mile larg kepit Savudria, në rajonin e Gjirit të Piranës, anija e policisë kroate ka takuar anijen e policisë sllovene. Me këtë rast, policia kroate ka urdhëruar homologët e tyre sllovenë që të lëshojnë territorin.

Dy incidente të ngjashme janë regjistruar më vonë. Agjencia kroate Hina shkruan se dy anije peshkatarësh kroate kanë lundruar deri te vija kufitare, pas të cilës policia sllovene i ka paralajmëruar se gjendjen në ujërat sllovene.

Incidentet vijnë pas vendimit të Gjykatës së arbitrazhit në Hagë që Sllovenia të marrë tri të katërtat e Gjirit të Piranës, si dhe korridorin deri në detin e hapur.
Sigal