Trepça, Thaçi: Nuk diskutohet me asnjë, është pasuri e Kosovës

539
Sigal

Zv/kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme Hashim Thaçi, tha se “çështja e Trepçës, nuk do të diskutohet me askënd sepse është pasuri e Kosovës”.

Thaçi këtë deklaratë e bëri gjatë takimit me homologun e tij austriak, Sebastian Kurz. Ata biseduan edhe për dialogun Prishtinë – Beograd që pritet të vazhdojë me 9 shkurt në Bruksel, e për të cilin ministri i jashtëm austriak tha se presin progres nga qeveria e re e Kosovës.

Diplomati austriak u prit sot edhe nga kryeministri Isa Mustafa, ndërsa mbrëmë ai u takua me presidenten Atifete Jahjaga.

Kuvendi i Kosovës miratoi dje ndryshimet në projektligjin për riorganizimin e ndërmarrjeve të caktuara dhe pasuritë e tyre, sipas të cilit AKP-së i jepet kohë shtesë për përgatitjen e planit për riorganizimin e “Trepçës”.
 
Ka qenë ambasada amerikane, e cila e ka parandaluar shtetëzimin e “Trepçës” dhe jo qeveria e Serbisë.Amerikanët e kanë vlerësuar si të dëmshëm që qeveria t’i marrë përsipër borxhet e pretenduara nga kreditorët që kalojnë shifrën 1 miliardë euro.