Treni përplas biçikletën e çerdhes në Holandë, vdesin 4 fëmijë

466
Sigal

Katër fëmijë humbën jetën pasi u përplasën nga treni pranë stacionit Oss mëngjesin e sotëm në Holandë. Një fëmijë tjetër dhe një i rritur gjithashtu janë plagosur. Në momentin që u përplasën fëmijët ndodheshin në një biçikletë për disa persona, që i përkiste një çerdheje lokale.

Aksidenti ndodhi në orën 08.25 të mëngjesit në Braakstraat në qytezën e Brabant. Shërbimet emergjente shkuan menjëherë në vendngjarje.

Në këtë fazë hetimesh ende nuk janë zbuluar rrethanat e aksidentit. Lëvizja hekurudhore nga Nijmengen në Den Bosch është ndaluar  bëjnë me dije autoritetet.

“Nuk kemi detaje të mëtejshme nga policia. Por duket që është një aksident i tmerrshëm,” tha një zëdhënës i emergjencave.