Treni me parulla nacionaliste ‘Kosova është Serbi’ po përdoret për dasma

507
Treni i prodhimit rus, i cili u tentua të futej nga Serbia në Kosovë në mënyrë ilegale në muajin janar, është duke u përdorur për të bërë fotografi dasmash në Serbi. Siç shkruan gazeta serbe Blic, treni i cili ka të shkruar mbishkrimin “Kosova është Serbi” në 21 gjuhë të ndryshme të botës, është kthyer në një atraksion për qytetarët serbë.
Ai po përdoret edhe nga producentë filmash. Në rrjedha normale, ky tren përshkon linjën ditore nga qyteti i Kralevës në atë të Jagodinës dhe anasjelltas, shkruan Insajderi. Më 14 janar, treni rus u tentua të futej ilegalisht në Kosovë, mirëpo futja e trenit u parandalua nga autoritetet e Kosovës. Drejtori i Zyrës për Kosovën në Serbi, Marko Djuric para nisjes së trenit kishte thënë se “nuk është provokim”, edhe pse në tren shkruan “Kosova është Serbi”.

Presidenti Hashim Thaçi duke folur rreth urdhërimit të ndalimit të trenit, që ishte nisur nga Beogradi për në Mitrovicë me përmbajtje të mbishkrimeve provokuese, kishte thënë se ishte ai që kishte urdhëruar ndaljen e tij. Në emisionin ‘Komiteti’ Thaci deklaroi se nëse ai nuk do të kërkonte ndalimin e trenit nga Beogradi, ai do të hynte në Mitrovicë. Ndërkohë kryeministri Isa Mustafa kishte theksuar se treni ishte ndal pasi shteti kishte treguar vendosmëri.

“Bashkëndjejë me ju këtë shqetësim real dhe ju falënderojë të gjithë për përkrahjen e dhënë. Qeveria e Kosovës dhe gjitha dikasteret e saj, ministritë dhe autoritet përgjegjëse janë angazhuar që ti ndjekin të gjithë rrugët ligjore për ti vënë fund kësaj çështje. Bashkë me Kadri Veselin dhe në konsultim me presidentin Thaçin kemi marri masat për tu përballur me situatën në përputhje me ligjet dhe Kushtetutën. Gjatë kësaj kemi zhvilluar takime edhe me përfaqësuesit ndërkombëtarë. Ne kemi mbajt edhe këshillin e sigurisë kombëtare dhe kemi marrë vendim që në përputhje me situatën të marrim veprime konkrete. Mendoj se hyrja e trenit në Republikën e Kosovës është në përputhje me ligjin dhe se nuk lejojmë provokime të tilla që kanë për qëllim konflikte”, pohoi në atë kohë Mustafa.
Sigal