Treni del nga shinat, 76 të plagosur në New York

40

Një tren udhëtarësh ka
dalë nga shinat në New York në mëngjesin e të mërkurës, në orën e pikut ku
qytetarët marrin linjat e trenit për të shkuar në punë.

Treni i kompanisë Long
Island Railroad doli nga shinat rreth orës 08:30 në Terminalin Atlantik në
bashkinë e Brooklyn, ku si pasojë 76 persona mbetën të plagosur.

Sipas informacioneve
nga Menaxhimi e Emergjencave të New Yorkut, rrugët pranë shesheve “Atlantic”
dhe “Flatbush” janë mbyllur, teksa ngjarja shkaktoi panik dhe kaos tek
qytetarët.