Trend i ri, berberi përdor zjarr për të stiluar flokët e klientëve

492
Mohamed Hanafy është bërë një ndër berberët më të njohur në botë pasi përdor zjarr për të stiluar flokët e klientëve.

Ai përdor ‘spray’ dhe zjarr duke bërë të duket se flokët marrin zjarr, por është një nga teknikat më të reja për modele të ndryshme.

Mohamed nga Cairo u inspirua nga një video në Youtube, ku një berber në Pakistan e përdorte si metodë.

Fillimisht hezitoi që ta bënte të njëjtën gjë, por më pas guxoi dhe duket se po arrin sukses shumë të madh pasi njerëzit po e pëlqejnë këtë.
Sigal