Tre tërmete godasin Bosnje-Hercegovinën, nuk ka viktima apo dëme materiale

38

Tre tërmete të një intensiteti mesatar u regjistruan mëngjesin e sotëm në Bosnje-Hercegovinë duke ngjallur frikë në qendra të shumta të bregdetit të Dalmacisë, sipas shtypit vendas.

Tërmeti i parë me magnitudë 4,6 ballë të shkallës Rihter ra në orën 05:33 me epiqendër 19 kilometra në perëndim të Glamocit, në Bosnjen Perëndimore, ndërsa i dyti (3,1) ndodhi 12 minuta më vonë me epiqendër në të njëjtën zonë, ndërsa i treti (3,3) u regjistruar në orën 05:51.

Sipas medias kroate goditjet u ndjenë edhe në Split dhe në afërsi të bregdetit dalmat.

Nuk ka njoftime për viktima apo dëme materiale.