Tre muaj në koma, gruaja sjell në jetë një fëmijë!

520
Sigal

Prej më shumë se tre muajsh, një grua ishte në koma, por solli në jetë fëmijë e saj, në spitalin Carlo Pom të Mantovës, në Itali.

Foshnja e sapo lindur erdhi në jetë të enjten, vetëm 8 muajsh, por me shëndet të mirë.

Lindja nuk ishte aspak e thjeshtë, dhe u ndoq nga një ekip prej 30 vetësh, mjekë, infermierë dhe teknikë, drejtuar nga gjinekologu Giampaolo Grisolia.

Nuk është e qartë nëse gruaja, në koma të lehtë, ka qenë në dijeni ose jo, që ka lindur foshnjen e saj.

Gjithçka nisi me një atak kardiak të papritur, që më pas u shndërrua në një ictus.

33-vjeçarja, pësoi dëme neurologjike dhe që atëherë është në një gjendje kome të lehtë.

Arrin të marrë frymë vetë, pa ndihmën e aparaturave, por nuk arrin të flasë.

Gjithsesi, arriti më së miri të çojë para shtatzaninë, të nisur 5 muaj para se të sëmurej.

Vogëlushja lindi në spitalin e Mantovës, ku e ëma ishte shtruar që në fund të majit, për të nisur rehabilitimin.