Trazirat për referendumin, qeveria spanjolle tërheq policinë nga Katalunja

518
Qeveria spanjolle ka filluar tërheqjen e përfocimeve policore nga Katalonja, 3 muaj pasi ata u dërguan në rajon për të ndalur referendumin për pavarësi, i cili u shpall ilegal nga Gjykata Kushtetuese.
Ministria e Brendshme e Spanjës dhe unioni i policëve deklaruan se tërheqja pritet të përfundohet gjatë kësaj fundjave.
Madridi vendosi mijëra oficerë shtesë nga Policia Kombëtare e Spanjës dhe Roja Civile në Katalonjë në shtator, teksa rajoni veri-lindor përgatitej të votonte në referendumin e kontestuar të pavarësisë.Edhe pse qeveria e drejtuar nga Mariano Rajoy nuk ka specifikuar numrin e saktë të oficerëve shtesë të dërguar në Katalunjë, mediat spanjolle pohojnë se mund të jenë deri në 10.000.
Votimi u shoqërua nga skena dhune, pasi policia përdori shkopa gome për të detyruar votuesit të largoheshin nga qendrat e votimit. Të paktën 92 persona u plagosën nga përleshjet.
Sigal