Transportonte klandestinë nga Turqia, arrestohet skafisti shqiptar

383
Skafistët shqiptarë nuk kanë mbetur pa “punë” pas liberalizimit të vizave të Shqipërisë, pasi ata vijojnë të çojnë klandestinë në Itali. Një prej tyre është edhe Edvin Bllacaj, 37 vjeç nga Shqipëria që bashkë me sirianin Shafik Sahyouni, 32 vjeç janë vënë në pranga pasi në mënyrë klandestine kanë transportuar 90 emigrantë mes tyre 27 të mitur të cilët kanë zbarkuar dje në Crotone të italisë. Identifikimi i tyre ishte bërë pas bashkëpunimit të disa prej klandestinëve që kishin mbërritur në Itali.
Arrestimi i shqiptari dhe sirianit është bërë mbrëmjen e djeshme nga policia në Crotone, gjatë zbarkimit të klandestinëve, dy trafikantët ishin fshehur mes klandestinëve dhe hiqeshin si të tillë. Identifikimi i tyre është bërë nga ana e policisë falë bashkëpunimit të emigrantëve që ndodheshin në mjetin detar të ndaluar nga policia e italiane.  Jahti me gjatësi prej 15 metrash dhe me 90 klandestinë në bord ishte nisur nga brigjet turke mbrëmjen e 29 korrikut, për të mbërritur në 2 gusht në Itali. Dy skafistët janë vënë në pranga dhe dërguar në qeli. Ndërsa për klandestinët do të bëhet regjistrimi dhe janë dërguar në një qendër pritjeje.
Sigal