Transportonin drogë me fluturime low cost, zbulohet banda italo – shqiptare

474
Sigal

Një bandë italo-shqiptare është shkatërruar nga antimafia e Romës të enjten e shkuar.

Trafiku i drogës bëhej nga Belgjika në Itali, nëpërmjet linjave të fluturimit, low cost.

Sipas mediave italiane, të arrestuarit janë Julian Tare, Bledar Shtëmbari, Renato Hasa, së bashku me 9 të akuzuar të tjerë.

Banda italo-shqiptare ka kryer importin e drogës që nga 2016-ta dhe më pas e shpërndanin në tregun vendas sipas rregullave të tyre.

Droga shpërndahej nga korrierët nëpër shtëpi, apo klubet e natës, “Star Night” në Viterbo dhe “Canbepina Due Cigni”.

Sasia e drogës, e cila nuk mund të shitej në mënyrë të menjëhershme ndahej në doza dhe fshihej nëpër zona të ndryshme në fshat.