Transferohet në një tjetër burg shqiptari që u rrah në qeli nga të burgosurit

519
Sigal

19-vjeçari shqiptar, Aleksandër Luca, i dyshuar për vrasjen e studentes greke Eleni Topaludhi në Rodos, i cili u rrah nga të burgosurit në burgun e Avlonës, do të transferohet në një burg tjetër.

Ministria greke e Drejtësisë bëri të ditur se ndryshimi bëhet për të siguruar jetën e 19 vjeçarit.

Megjithëse i vendosur në një qeli vetëm dhe larg të burgosurve të tjerë,  ata mundën të hyjnë dhe të hapin derën e qelisë së tij.

Një i burgosur i cili foli në kanalin televiziv SKAI tha se ngjarja ndodhi pak kohë pas ushqimit të drekës.

“Rreth 7 të burgosur hynë në qelinë e 19 vjeçarit dhe filluan ta shajnë dhe ta godasin atë. Jo të gjithë morën pjesë në rrahjen e tij, por disa prej tyre kishin me vete edhe thika”.

Ajo çka theksojnë mediat greke është se si të burgosurit arritën tek qelia e shqiptarit dhe se e gjithë ngjarja u filmua nga celularë, të cilët janë të ndaluar në burgjet greke.

Nga ana e saj Ministria e Drejtësisë thekson në një deklaratë se: “Gjykata vendosi paraburgimin e A.L 19 vjeç në burgun e Avlonës. U vendosën në një vend të veçantë nga qelitë e të burgosurve të tjerë, pas udhëzimeve të rrepta të dhëna nga Ministria për të qenë i sigurt. Megjithatë udhëzimet e dhëna ai u sulmua brenda qelisë nga të dënuar të tjerë dhe u çua në Qendrën Shëndetësore të Kapandritit dhe më pas në Spitalin Evangjelizmo.

Pasi u pa se nuk kërkonte ndihmë të mëtejshme mjekësore u kthye sërisht në burg. Në burgun e Avlonës kanë mbërritur specilalistë të Ministrisë për të hetuar ngjarjen ndërkohë me vendim të veçantë A.L do të dërgohet në një burg tjetër. Nga ana e Ministrisë është njoftuar edhe Gjykata e Shkallës së Parë për të parë nëse kanë përgjegjësi gardianët që të burgosurit e tjerë arritën deri tek qelia e 19- vjeçarit”.