Transferohen në Athinë 2300 klandestinë, shuhet ëndrra europiane

507
Policia greke ka transportuar në Athinë rreth 2300 klandestinë, të cilët kishin mbetur të bllokuar në kufirin mes Greqisë dhe Maqedonisë, duke shuar shpresat e tyre për të kërkuar azil në vendet e Evropës perëndimore. Në operacion u angazhuan rreth 350 oficerë policie, teksa 45 autobusë bënë tranferimin e tyre në një nga stadiumet e kryeqytetit grek, i përdorur në lojërat olimpike të 2004 dhe githashtu në ambientet e pashfrytëzueshme të aeroportit “Hellinikon” në Athinë.
Emigrantëve i’u janë dhënë 30 ditë kohë për tu larguar nga vendi dhe në rast të kapjes së tyre në territoirin grek pas skadimimit të afatit, ata do të arrestohen dhe më pas do të deportohen drejt vendeve të tyre të origjinës. Bëhet fjalë për të gjithë ata refugjatë që nuk vijnë nga vendet në konflikt si Siria, Iraku apo Afhanistani, por nga vende të tjera të klasifikaura të sigurta.
Të ardhur kryesisht nga Pakistani, Maroku, Algjeria dhe Somalia, klandestinët u bllokuan në kampin e ngritur në qytetit grek Idomeni, pasi Maqedonia nisi filtrimin e tyre në bazë të kombësisë më 19 nëntor. Gjatë trasportimit të tyre nga autoritet greke pati edhe nga ata që bënë rezistencë, duke kërkuar kalimin e kufirit maqedonas me arguemntin se pasiguria, i ka cuar drejt këtij udhëtimi njëlloj si ata që vijnë nga siria apo iraku
Sipas burimeve të agjensisë Reuters, disa gazetarë dhe fotoreporterë të huaj u ndaluan nga policia greke për pak orë për të mos dokumentuar atë që po ndodhte në kufi, teksa policia sqaroi se gjithcka u bë për mbajvajtjen e operacionit.
Maqedonia ka ngritur një gardh metalik për të mbajtur jashtë emigrantët që nuk meritojnë azil dhe ka dekalruar se gardhi do të zgjerohet në 40 kilometer vijë kufitare.
Sigal