Tragjike/ Turisti vdes duke shkrepur ‘selfie’, bie nga ujëvara 33-vjeçari francez

140

Një turist francez ka vdekur, pasi ra nga një ujëvarë në Tajlandë ndërsa po përpiqej të shkrepte një selfie.

Një burrë 33-vjeçar vdiq të enjten, pasi rrëshqiti dhe ra nga ujëvara ‘Na Mueang 2’ në ishullin Thai të Koh Samui, i njëjti vend ku vdiq një turist spanjoll në korrik, raportoi agjensia e lajmeve AFP.

Forcat e Njësis së Shpëtimit Na Mueang, morën trupin e turistit francez nga ujëvara ‘Na Mueang 2’ në ishullin Koh Samui.

“Shoku i tij tha se po përpiqej të shkrepte një selfie dhe më pas ai rrëshqiti dhe ra”, tha togeri, Phuvadol Viriyavarangkul, nga policia e ishullit, për AFP.

Viriyavarangkul tha për agjencinë e lajmeve se vendi ku ndodhi aksidenti fatal, ka një shenjë që paralajmëron turistët për rrezikun.

Rreth 259 njerëz në të gjithë botën vdiqën ndërsa shkrepnin selfie nga tetori 2011 deri në nëntor 2017, sipas një studimi të botuar në Journal of Indian Medicine for Medicine and Primary.

Sipas studimit, vdekjet më të shumta me selfie, kanë ndodhur në Indi, e ndjekur nga Rusia, SHBA dhe Pakistani.

Shumica e viktimave janë burra (rreth 72%) dhe nën moshën 30 vjeç.

Në tetor, katër anëtarë të së njëjtës familje, u mbytën në një digë në Indi pasi rrëshqitën në ujë ndërsa përpiqeshin të shkrepnin një selfie.