Tragjike – Rusi, autobusi përplaset me kamionin dhe dy makina, vdesin dhjetë fëmijë

478
Sigal

Një aksident tragjik është shënuar pasditen e sotme në Rusi. Dhjetë fëmijë dhe dy persona të kanë vdekur si pasojë e përplasjes së një autobusi, një kamioni dhe makinash në një rrugë në Siberinë perëndimore raportojnë mediat vendase.

Në bordin e autobusit udhëtonin 29 fëmijë, anëtarë të një ekipi të gjimnastikës akrobatike, të cilët ishin duke u kthyer nga një konkurs, që kishin zhvilluar në qytetin e i Nefteyugansk-it.

21 të plagosurit, të cilët janë 19 fëmijë dhe dy të rritur u shtuan mënjëherë në spital por ekziston ende frika së numri i të vdekurve mund të rritet.

Përplasja ndodhi në rajonin Urale në qytetin Khanti-Mansiysk. Zëdhënësi i shërbimeve të emergjencës Vadim Simonenko tha se në dispozicion janë vënë 10 ambulanca. Edne nuk dihen shkaqet e vërteta të këtij aksidenti fatal, por nga hetimet e paraprake dyshohet se shkak janë bërë kushtet e këqija atmosferike.