Sigal

Një avion Boeing i linjës ajrore të Etiopisë, 737 vendësh, është rrëzuar gjatë fluturimi nga Addis Abeba për në Nairobi, njofton BBC.

Brenda në avion besohet se kanë qënë 149 pasagjerë dhe tetë anëtarë të ekuipazhit, njoftoi kompania ajrore.

Një zëdhënës tha se përplasja ndodhi në 8:44 minuta me orën lokale të dielën, menjëhërë pas ngritjes nga kryeqyteti i Etiopisë.

Një operacion kërkim-shpëtimi sapo ka filluar. Nuk jepen detaje mbi numrin e viktimave.

Lajmin e parë për aksidentin tragjik e dha Kryeministri Abiiy Ahmed në Tëitter.

Ai u përcolli ngushëllimet më të thella për ata që kishin humbur të dashurit e tyre, në emrin e qeverisë, popullit të Etiopisë.