Tragjike në Zakinthos, aksidentohet për vdekje shqiptarja tek çonte fëmijën në shkollë, autorja ikën

546
Sigal

Një grua shqiptare që po kalonte rrugën me fëmijën për dore për ta çuar në shkollë, u godit për vdekje në Zakinthos nga një makinë që drejtohej nga një grua 30-vjeçare vendase.

Shqiptarja 55 vjeçe gjeti vdekjen këtë mëngjes në fshatin Agjios Dhimitris të Zakinthos.

Por, sipas Policisë, autorja e aksidentit, që kishte fëmijët e vet në makinë, e la gruan e aksidentuar në asfalt dhe iku.

Menjëhërë Policia e Zakinthos bashkë me Policinë Rrugore të ishullit, u mobilizua për ta gjetur autoren, mblodhi dëshmi nga ata që e panë skenën dhe pas kësaj, e arrestuan 30-vjeçaren.