Tragjike në Itali, shqiptari gjendet i vrarë në ballkonin e shtëpisë

71
Një shqiptar është gjetur i vdekur në ballkonin e shtëpisë së tij në Itali.
Ngjarja ka ndodhur në Borgosatollo në zonën e Breshias, teksa shqiptari me nënshtetësi italiane është gjendur i vdekur nga të afërmit dhe miqtë që e kërkonin, pasi nuk kishin asnjë informacion për vendndodhjen e tij dhe ishin shqetësuar.
Sipas ekspertizës, shqiptari rreth 40 vjeç, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur ka mbetur i vdekur nga një plagë me armë zjarri tip pistoletë në kokë, njoftojnë mediat vendase.
Dyshohet se shqiptari ka vrarë veten me një plumb në kokë për shkak të depresionit raportojnë mediat.