Tragjike/ Asnjë s’ka shpëtuar gjallë nga rrëzimi i avionit etiopian

461
Sigal

Nuk ka asnjë person të mbetur gjallë pas rrëzimit të avionit të linjës ajrore të Etiopisë që u përplas me 157 persona në bord, njoftoi media shtetërore të dielën.

“Nuk ka asnjë që të ketë shpëtuar nga avioni, ku udhëtonin pasagjerë nga 33 vende të botës”, tha televizioni shtetëror duke cituar një burim të paidentifikuar të kompanisë ajrore.

Në foton më poshtë shihni reagimin e një gruaje, qëpret informacionet më të fundit nga avioni i rrëzuar, pasi në bordin e tij ndodhej i fejuari i saj.