Tragjedia në Mesdhe: Dy fëmijë 7-vjeçarë të vdekur, si dhe 16 persona të zhdukur

451
Sigal

Dy fëmijë të vegjël kanë vdekur dhe më shumë se 16 vetë te zhdukur në Mesdhe pas mbytjes se varkës me emigrantët në ujrat e Marokut me drejtim për në Spanjë. Personat e zhdukur kishin hipur në një varkë ne ujrat Nador, një qytet në verilindje të Marokut, sipas një OJQ-je lokale. Sipas Organizatës Ndërkombëtare për Migrim (IOM), afro 42,500 emigrantë kanë ardhur nga deti në Spanjë që nga fillimi i vitit dhe 433 kanë humbur jetën në përpjekjet e tyre për të arritur në bregdetin spanjoll. Këto shifra janë rreth tre herë më të larta se në vitin 2017 kur 12,366 njerëz mbërritën në Spanjë nga deti dhe 145 humbën jetën në këto tragjedi. 16 emigrantë nga dy fshatra në rajonin e Nador janë zhdukur, tha një OJQ lokale, ndërsa dy njerëz duke u përpjekur për të arritur Spanjën u shpëtuan nga “peshkatarët” dhe u transferuan në spitalin e Nadorit.