Tragjedia në Mekë, Hoxholli: Pelegrinët shqiptarë nuk janë përfshirë

493
Pas interesimit të medieve shqiptarë për tragjedinë e ndodhur sot në Mekë, me pelegrinët nga e gjithë bota, mes tyre edhe ata nga Shqipëria, ka reaguar ish-kreu i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Hoxholli. Këtë vit në Mekë kanë shkuar një grup besimtarësh myslimanë të udhëhequr nga kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Skënder Bruçaj. Mes tyre edhe ish-kreu i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Hoxholli, i cili nga Meka,  ka dhënë detajet se si është duke shkuar pelegrinazhi i këtij grupi shqiptarësh, pas lajmit për tragjedinë ku humbën jetën 717 pelegrinë. “Në bazë të infomacioneve që mblodha menjëherë pas lajmit, rruga e cila kishin marrë shqiptarët, nga Minaja deri tek Xhemeratet, është krejt e ndryshme nga vendi i aksidentit, kjo për faktin se haxhinjtë shqiptarë respektojnë rrugën dhe orarin e caktuar nga organizatorët. Ky është një vit i veçantë pasi prej shumë vitesh patëm harruar të dëgjonim për aksidente të tilla. Shprehim keqardhjen për jetët e humbura dhe njëkohësisht falenderojmë mediat për interesimin ndaj nesh. Shpresojmë që mos kemi asnjë lajm të keq për shqiptarët”, ka thënë Hoxholli. Hoxholli ka shpjeguar edhe se si po shkon haxhi i pelegrinëve shqiptarë. “Janë rreth 400 haxhilerë shqiptarë, nga të cilët rreth 320 nga Shqipëria dhe 80 shqiptarë nga Mali i Zi dhe Bosnja. Gjendja e tyre është relativisht e mire”, ka saktësuar Hoxholli.
Sigal