Tragjedia në Mekë: 717 të vdekur dhe 863 kanë mbetur të lënduar

529
717 të vdekur dhe 863 të lënduar është numri që ka arritur deri më tani nga tragjedia që ka ndodhur dje në Mina, vend ky 10 kilometra larg Mekës, ku myslimanët u mblodhën për të kryer ritualin e gjuajtjes me gurë në drejtim të “djallit”. Drejtoria e Mbrojtjes Civile njoftoi se në vendin e ngjarjes është dërguar një personel ndihme prej 4 mijë personash bashkë me 220 të tjerë pjesë e ekipeve të emergjencës dhe shpëtimit. Të plagosurit janë dërguar në katër spitalet e zonës.
Nuk është ende e qartë se çfarë shkaktoi këtë kaos tragjik, por ajo që dihet është se ngjarje të tilla ndodhin shpesh në këtë festë të besimtarëve myslimanë. AP shkruan se mijëra njerëz kanë mbetur të vdekur në incidente të tilla në 25 vitet e fundit, duke përfshirë edhe rastin e vitit 1990, ku jetën humbën 1.426 njerëz. Në vitin 1994, një rrëmujë si ajo e djeshmja i mori jetën 270 personave. Tre vjet më vonë, një zjarr la të vdekur 340 njerëz dhe 1.500 të plagosur. Në vitin 1998, 180 njerëz ishin shtypur, ndërsa 360 të tjerë kishin vdekur nga ikja e rrëmujshme si pasojë e panikut kur disa njerëz ranë mbi turmë pa s rrëzimit të një mbikalimi në vitin 2006.
Sigal