Tragjedia në kanalin e Siçilisë “Në bord ishim 950 persona”

490
Fakte tronditëse po dalin pas mbytjes së peshkarexhës në kanalin e Siçilisë. “Në bord ishim 950 persona. Kishte 50 fëmijë dhe 200 femra”. Kjo është deklarata që ka dhënë në Prokurorinë e Katanias një i mbijetuar i mbytjes së peshkarexhës që çoi në vdekjen e rreth 700 personave. 
Burri nga Bangladeshi ka shtuar se shumë nga klandestinët ishin mbyllur në nivelet e poshtme të mjetit lundrues dhe nuk lejoheshin të dilnin nga trafikantët.
“U nisëm nga një port rreth 50 kilometra nga Tripoli në Libi. Ata që paguajnë më pak mbyllen poshtë dhe kanë shumë pak hapësirë në dispozicion”, ka thënë një nga 28 të mbijetuarit.
Ndërkohë, kapiteni i anijes tregtare portugeze që arriti të shpëtonte një numër fare të vogël personash në krahasim me atë që ishin në bordin e peshkarexhës, tregon: “Po shkonim drejt tyre, por në momentin që na panë, nisën të lëviznin shumë dhe mjeti u përmbys”.
Ndërkohë ministrat e jashtëm të Bashkimit Evropian, pritet të diskutojnë sot për krizën me migracionin ilegal. Takimi i Luksemburgut pritet të mbahet një ditë pas raportimit të dyshimit se 700 migrantë janë vrarë pasi anija e tyre është fundosur në Mesdhe.
Itali
Presidenti francez, Francois Hollande ka thënë se ekipet e shpëtimit kanë nevojë për më shumë anije dhe se ata duhet të luftojnë më shumë trafikantët e njerëzve.
Deri më tani, 35 mijë azilantë dhe migrantë kanë arritur të hyjnë në Evropë, ndërsa mbi 900 raportohet se e kanë humbur jetën në këtë rrugëtim. 

Siçili, përmbyset anija me rreth 700 klandestinë, shpëtojnë vetëm 28 persona
SICILI – Një anije me 700 persona është mbytur në Siçili. Sipas të dhënave të para bëhet me dije se pothuajse të gjithë personat janë mbytur. Mediat italiane shkruajnë se ende nuk ka të dhëna për shkaqet e mbytjes së anijes në Siçili. Ansa njofton se anija është përmbysur rreth 100 kilometra në veri të Libisë. 
Janë shpëtuar vetëm 28 persona. Mbrëmjen e së shtunës peshkarexha kishte kërkuar ndihmë te Roja Bregdetare italiane, pasi mjeti kishte vështirësi në lundrim.
Salla operative ka dërguar për ndihmë një anije tregtare portugeze. Mendohet se në momentin që e kanë parë anijen, klandestinët kanë shkuar të gjithë në njërën anë të peshkarexhës duke e përmbysur atë. Ndërkohë, ka nisur një operacion shpëtimi në Kanalin e Siçilisë, i koordinuar nga Roja Bregdetare italiane, ku marrin pjesë njësi ajrore dhe detare.
Kryeministri italian Renzi mbledh Këshillin e Ministrave, reagon edhe Papa Francesku 
Kryeministri Italian Mateo Renzi anuloi programin e ditës së sotme duke kërkuar një mbledhje urgjente të ministrave në orën 17.00 pas tragjedisë në mesdhe ku rreth 700 emigrantë u mbytën në kanalin e Sicilisë mbrëmjen e së shtunës. Renzi ka kërkuar në mbledhjen urgjente ministrin e jashtëm Paolo Xhentiloni, atë të brendshëm Anxhelino Alfano, ministren e mbrojtjes Roberta Punoti atë të inrastrukturës Graciano Delrio si dhe nënsekretarin e shërbimeve Marko Miniti. Edhe papa Francesko reagoi duke thënë se komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë menjëherë me vendosmëri dhe gadishmëri në mënyrë që të evitohen tragjedi të tilla në të ardhmen. Papa u shpreh se ata janë burra dhe gra sit ë gjithë ne, vëllezër në kërkim të një jete më të mirë, të uritur, të persekutuar, viktima lufte në kërkim të një jete më të mirë.
Sigal