Tragjedia në Holandë, tre të vdekur dhe nëntë të plagosur, ja kush është autori i dyshuar

463
Sigal

Të paktën tre persona kanë humbur jetën dhe nëntë të tjerë janë plagosur pasi një person ka qëlluar me armë disa pasagjerë në një tramvaj në qytetin Utrecht të Holandës.

Policia ka identifikur edhe autorin e dyshuar. Bëhet fjalë për një shtetas turk, të identifikuar si Gokman Tanis, 37-vjeç.

Atentatori është larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia është në kërkim të tij, ndërsa dyshohet që sulmi të ketë qenë sulmi terrorist.

Ndërkohë dëshmitarë nga vendngjarja kanë raportuar për një person të gjendur në tramin që udhëtonte drejt Utrechtit, i cili kishte nxjerrë armën dhe kishte qëlluar pasagjerët pa dallim

Sheshi afër stacionit të tramvajit ku ndodhi sulmi është mbyllur nga autoritetet, ndërsa në vendin e ngjarjes kanë shkuar edhe shërbimet e emergjencës dhe policia kundër terrorizmit.

Ngjarja vjen pak ditë pas masakrës në Zelandën e Re teksa një person vrau me armë në xhami 49 persona.

1