Sigal

Zjarrfikësit grekë kanë gjetur dy kufoma të tjera në Mati, në fshatin turistik ku zjarri i fuqishëm shkretoi gjithçka. Mediat greke njoftojnë për rritje dramatike të numrit të viktimave. Mbrëmjen e djeshme, zjarrfikësit zbuluan dhe 1 kufomë tjerër në breg të detit.

164 persona janë plagosur dhe po mjekohen në spitale; prej tyre 23 janë fëmijë.

Personat e zhdukur janë duke u kërkuar nga patrullat këmbësore të përbëra nga 130 anëtarë të Forcave të Armatosura dhe të zjarrfikëseve nga Rafina.
Sipas autoriteteve zyrtare, gjetja e të zhdukurve po konsiderohet pjesa më e vështirë, pasi ata duhet të komunikojnë me numrin 199 për të të dhënë informacionin e nevojshëm.
Frika për më shumë viktima është e madhe sepse ka shumë shtëpi që ende nuk janë kontrolluar. Nga 1500 shtëpi të prekura nga zjarri, vetëm 450 prej tyre janë verifikuar deri tani.

ImageImageImageImageImageImageImage