Tragjedia në Francë, shqiptarja e arrestuar ishte pjesë e botës së krimit

512
Shqiptarja e arrestuar të dielën në Francë së bashku me bashkëshortin e saj, i akuzuar se i ka siguruar armë autorit të masakrës ku mbetën të vdekur 84 persona, rezulton me precendetë të mëparshëm penalë. Informacioni e përcjellin mediat franceze duke iu referuar policisë. Shqiptarja e arrestuar raportohet se është identifikuar si 34-vjeçarja Enkelejda Zaçe nga Elbasani.
Në pranga ka rënë edhe bashkëshorti i saj i identifikuar si 38-vjeçari Artan Henaj nga Fieri. Mbrëmjen e 14 korrikut, Mohamed Lahouaiej-Bouhlel u fut me një kamion të tonazhit të rëndë mes turmës në “Shëtitoren des Anglais” në Nice, që festonte festën e pavarësisë dhe qëlloi me armë drejt tyre. 84 persona mbetën të vdekur, ndërsa mbi 10 persona të tjerë raportohet se janë të plagosur rëndë. Terroristi Mohamed Lahouaiej-Bouhlel është vrarë nga policia, ndërkohë ISIS ka marrë përsipër autorësinë e sulmit.
Sigal