Tragjedia në alpet franceze, mes viktimave edhe një i ri shqiptar

437
Gjashtë ditë pas ngjarjes së rëndë në alpet franceze, ku humbën jetën 3 persona, zbulohet se mes viktimave është edhe një i ri nga Shqipëria. Burime zyrtare nga Ministria e Punëve të Jashtme pohojnë se në ngjarjen e ndodhur më 13 janar ka humbur jetën 22-vjeçari Denis Halili, me origjinë nga Dibra.
Sigal

Mësohet se Denis Halili shërbente si legjionar në ushtrinë franceze dhe jetonte prej vitesh në Francë. MPJ deklaron se pas identifikimit të të riut shqiptar ka nisur procedurat për kthimin e trupit në vendlindje