Tragjedia e rradhës në detin Egje, mbyten 10 persona mes tyre 5 fëmijë

495
Dhjetë persona, mes të cilëve 5 fëmijë janë mbytur dhe 2 të tjerë rezultojnë të zhdukur pasi një anije u përmbyt në brigjet e Greqisë. Sipas autoriteteve greke, varka me të cilën udhëtonin, që me shumë gjasa vinte nga Turqia, transportonte 25 persona, 13 prej të cilëve janë shpëtuar.
Mbrëmjen e së martës është konfirmuar një tjetër anije e mbytur në brigjet turke. 11 emigrantë, mes të cilëve 3 fëmijë, u mbytën pasi varka me të cilën po përpiqeshin të kalonin detin Egje, drejt ishullit Samos është përmbytur. 7 të tjerë u shpëtuar. Sipas Organizatës Ndërkombëtare të Emigracionit, numri i refugjatëve që kanë hyrë në Europë në 2015 e ka kaluar 1 milion.
Sigal