Tragjedia e 50 emigrantëve në Austri, Merkel: Lajm i tmerrshëm

425
Kancelarja gjermane Angela Merkel ka reaguar për tragjedinë e 50 emigratëve në Austri. Asfiksimin e tyre në kamion, Merkel e ka cilësuar si paralajmërim për Bashkimin Evropian. Ajo i bëri apel Evropës për gjetjen e një rrugëzgjidhjeje për krizën e mijëra personave që dynden në kufijtë e saj. Kjo ngjarje makabër u njoftua ndërkohë që Merkel merrte pjesë në Vjenë në një samit me drejtuesit e Ballkanit Perëndimor, të cilët kërkuan një plan veprimi nga BE për frenimin e emigrantëve. “Ne jemi të gjithë të tronditur nga ky lajm i tmerrshëm. Ky është një paralajmërim për të na vënë në punë për të zgjidhur këtë problem dhe për të treguar solidaritet. Vendet e Ballkanit Perëndimor po përballen me sfida të mëdha. Është në përgjegjësinë tonë për t’i ndihmuar këto vende”, shtoi ajo.
Sigal