Tragjedia ajrore me 92 viktima, dyshohet për gabim të pilotit

501

Sigal

Sipas “Russian Today”, avioni kishte në bord 75 muzikantë të asamblit të ushtrisë, 9 gazetarë dhe 8 pjesëtarë të ekuipazhit. Ekipet e shpëtimit janë duke kërkuar në zonën ku u rrëzua avioni, raportojnë mediat ruse.

Disa pjesë të avionit janë gjetur mbi det dhe besohet se nuk ka të mbijetuar. Mediat thotë se avioni u zhduk në det vetëm 20 minuta pas nisjes.

Mësohet se ai do të udhëtonte drejt provincës siriane të Latikës. Avioni u nis nga Soçi tha një burim i Ministrisë së Mbrojtjes në Rusi.

Po keshtu, mediat ruse thone se dyshohet se avioni eshte rrezuar per shkak te gabimit te pilotit, ose prej nje defekti teknik.

Gjithashtu, eshte gjetur edhe trupi i pare i vdekur i nje pasagjeri te avionit.

Pasagjerët në avion ishin nisur drejt Sirisë, atje ku do të jepnin një koncert për Vitin e Ri me trupat ruse që aktualisht janë të vendosura në këtë vend. Ndërkohë vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.