Tragjedi në Turqi, shtyhet vizita e Erdogan në Tiranë

413
Sigal

Shtyhet vizita e Kryeministrit Turk, Tajip Erdogan për shkak të një tragjedia që ka ndodhur në një prej minierave në Turqi, ku janë shënuar një numër i madh viktimash. Lajmi bëhet i ditur nga Kryeministri i vendit tonë, Edi Rama. “Bisedë e trishtë me Kryeministrin Erdogan për tragjedinë e minatorëve në Turqi dhe mirëkuptim për shtyrjen e vizitës në tiranë! Me zemër pranë në dhimbje”,-shkruan Rama në rrjetin social “Facebook”. Disa minatorë janë raportuar të vdekur pas një shpërthimi dhe një zjarri në një minierë qymyri në Turqinë perëndimore. Ndërkohë, më shumë se 300 punëtorë të tjerë besohet të jenë të bllokuar nën tokë në minierën në Soma, në krahinën Manisa. Ata janë bllokuar rreth 4 km larg daljes së minierës. Operacionet e kërkim shpëtimit tashmë kanë filluar për nxjerrjen e minatorëve ndërkohë raportohet s, në momentin e shpërthimit nëntokë ndodheshin 580 punëtorë. Presidenti turk Abdullah Gul ka urdhëruar guvernatorin rajonal të shfrytëzojë të gjitha burimet për të shpëtuar minatorët. Nga mediat lokale bëhet me dije se janë nxjerrë 20 persona, 4 prej të cilëve kanë vdekur në spital nga asfiksia dhe djegiet.