Tragjedi në Teksas – Përplaset autobusi, vdesin 13 besimtarë të kishës

503
Të paktën 13 persona të moshuar kanë humbur jetën dhe dy të tjerë u plagosën nga një aksident në Teksas.

Ngjarja ka ndodhur në qarkun Uvalde, ku një autobus me besimtarë të një kishe u përplas kokë më kokë me një kamionçinë.

Viktimat ishin pjesë e kishës Baptise, ndërsa dy të plagosurit ishin shoferi dhe një prej pasagjerëve.

Një dëshmitar i cili ishte në vendin e aksident tha se menjëherë njoftoi autoritetet.

Nuk dihen ende shkaqet e këtij aksidenti.
Sigal