Tragjedi në SHBA, breshëri plumbash në një shkollë fillore, dhjetëra fëmijë të vrarë

477
Sigal

KONEKTIKAT/ Disa të vrarë nga të shtënat në një shkollë në Konektikat, shumica e viktimave janë fëmijë të mitur. Ky është lajmi tronditës që vjen nga SHBA, ndërsa mbeten ende të paqarta rrethanat  në të cilat ka ndodhur tragjedia. Policia konfirmoi se autori është gjetur i vdekur brenda shkollës. Ngjarja ndodhi në një shkollë fillore të rajonit Nevvtovvn dhe të dhënat e para u bënë të ditur nga rrjete të mediave lokale. Policia kishte marrë një mesazh se një person i armatosur kishte mbërritur në shkollën fillore. Në shkollën fillore ‘Sandy Hook”, të Newtown, në Konektikat, u regjistrua fillimisht një viktimë dhe shumë të plagosur si pasojë e një shkëmbimi të fortë zjarri në brendësi të ambjenteve të ndërtesës”, njoftonte fillimisht rrjeti televiziv lokal që citohej nga CBS. Pak minuta më pas, BBC duke cituar mediat lokale amerikane bën të ditur se të paktën disa persona janë vrarë nga të shtënat me armë në brendësi të shkollës. U konfirmua se drejtori dhe psikologu janë vrarë dhe pjesa tjetër e viktimave janë fëmijë të mitur. Zyrtarët thanë se në incident kanë vdekur 27 persona, përfshirë 18 fëmijë.Ndërsa informacionet mbi viktimat vijojnë të jenë kontradiktore sa në një media në tjetrën, 3 persona konfirmohet se janë dërguar në spital në gjendje tepër të rëndë për jetën.

 9 vjeçarja shqiptare i shpëton masakrës

Një 9-vjeçare shqiptare, nga Kosova, e cila  është nxënëse në këtë shkollë, i ka shpëtuar për mrekulli kësaj masakre. Mërgim Bajralliu, i vëllai i kësaj vajze, tregon, se krismat i ka dëgjuar nga shtëpia e tij, e cila ndodhet afër shkollës në fjalë.
Obama

Ndërkohë presidenti i SHBA, Barack Obama shprehu dje ngushëllimet për viktimat e shënuara në këtë ngjarje. Presidenti Barack Obama ka folur me guvernatorin e Konektikatit për t’i shprehur ngushëllime në lidhje me viktimat në shkollën fillore në këtë shtet.
Autori
Sipas Fox News, burime policore konfirmojnë se autori është i riu, Ryan Lanza, 24 vjec. Fox Neës konfirmoi nga policia se 24-vjecari ka lindur në Neëtoën, por jetonte së fundmi në Hoboken.