Tragjedi në një familje greke, babai vret vajzën kur mëson se i dashuri i saj ishte shqiptar (Foto+Video)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fund të muajit gusht në një familje greke në Greqi, ku babai ka vrarë vajzën e tij 18-vjecare me thikë. Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Petroupoli” në Athinë, teksa 18-vjecarja ndërroi jetë në spital si pasojë e plagëve të marra në fillim të këtij muaji.

Sipas mediave greke, ngjarja ka ndodhur, pasi babai i 18-vjecares të quajtur Irini ka marrë vesh se vajza e tij kishte lidhje me një djalë shqiptar. Mamaja e adoleshentes greke ka folur dy ditë më parë për ngjarjen e rëndë në një televizion grek. Ajo thotë se kohën kur ndodhi tragjedia kishte shkuar në Korfuz me djalin 13-vjeçar, ndërsa në Athinë kishte lënë vajzën dhe burrin.

“Gjithçka ndryshoi kur bashkëshorti mësoi se i dashuri i vajzës sonë ishte shqiptar”- thotë mamaja e 18-vjeçares. Ajo thotë ndër të tjera se pasi ka debatuar me vajzën, bashkëshorti i saj 55-vjecar ka marrë thikën dhe e ka qëlluar, ndërsa më pas i ka vendosur zjarrin shtëpisë.

Adoleshentja u dërgua në spital në gjendje të rëndë, por ka ndërruar jetë 5 ditë më vonë.

Ajo thotë gjithashtu se për ngjarjen është njoftua nga shqiptari, i dashuri i vajzës. Ndërkohë adoleshenti shqiptar nuk e ka fshehur trishtimin për humbjen e njeriut të zemrës.

“Rrugë të mbarë engjëlli im, ike dhe le pas burrin që të do shumë….dhe do të të pres. Gruaja ime e bukur, shpirti im. Princesha ime që më ndriçon jetën. Vdiqe ti, vdiqa dhe unë, gjysma jote. Të dua dhe do të dua gjithmonë, rrugë të mbarë engjëlli im. Zoti të mori aty lart për t’u kujdesur”.- shkruan ai në ‘Facebook’.