Tragjedi në Itali, humb jetën punëtori shqiptar

106

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Itali.

Një emigrant shqiptar ka humbur jetën ndërsa ishte duke punuar në një çati.

Ai një 48-vjeçar, identiteti i së cilit nuk bëhet me dije. Shqiptari po punonte në një kantier ndërtimi në Olgiate Olona në provincën e Varese, kur ka rënë nga çatia, e cila ishte katër metra në lartësi.

Aksidenti me vdekje ka ndodhur afër orës 08.00 të mëngjesit të sotëm. Kolegët e shqiptarit dhanë alarmin, menjëherë sapo ndodhi ngjarja. Pavarësisht se ambulanca arriti me shpejtësi, shqiptari kishte marrë plagë të rënda dhe ndërroi jetë në vend.

Mediat italiane raportojnë se shqiptari ishte babai i dy fëmijëve dhe ishte rezident në Busto Arsizio. Po hetohet për shkaqet e ngjarjes së rëndë.