Tragjedi/ Autobusi rrëzohet në humnerë, 44 të vdekur

432
Të paktën 44 persona kanë vdekur në Peru, pasi një autobus u rrëzuar në një humnerë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në Arequipa, Peru dhe kjo është aksidenti i dytë tragjik që ndodh brenda vitit.
Viktimat janë konfirmuar nga një zyrtar lokal, raporton Reuters.
“Sipas një raporti nga Policia Kombëtare e Perusë, 44 persona janë raportuar të vdekur,” tha guvernatori i rajonit të Arequipa, Yamila Osorio në Twitter. Nuk dihet ende shkaqet e aksidentit tragjik.
Aksidenti vjen pak më shumë se një muaj pas një aksidenti në fillim të Janarit kur 48 vetë vdiqën, pasi një autobus me pasagjerë u përplas me një kamion.
Sigal