Një tragjedi ajrore është shkaktuar në Indonezi, ku 13 kanë humbur jetën pas rrëzimit të një avioni.
Ngjarja ndodhi në provincën lindore, Papua. Mësohet se mjeti i fluturimit po transportonte 12 tonë furnizime ushqimore dhe çimento nga Timika për në Wamena, një distancë prej rreth 200 kilometrave.
Në bordin e avionit ndodheshin tre pilotë dhe 10 anëtarë të personelit. Dyshohet se shkak i këtij aksidenti është bërë një moti i keq.