Trafiku i 12 kg kokainë të pastër nga Holanda në Bari, arrestohet shqiptari

76
Pesë persona, midis të cilëve edhe një shqiptarë janë arrestuar nga policia italiane në kuadër të bastisjeve të gjera kundër trafikut të kokainës nga Holanda në Bari.

Midis të arrestuar edhe shqiptari Shkëlzen Daci, 52 vjeç, banues në Modugno. Grupi ka trafikut sasi të mëdha kokaine për në të mbuluar qytetin e Barit.

Lënda narkotike transportohej në makina të drejtuar nga shqiptarët dhe në një rast nga një grua rumune.

Nga hetimet e derimëtanishme janë sekuestruar 12 kg kokainë e pastër. Ndaj të gjithë të arrestuar është lëshuar masa e sigurisë arrest me burg nga Gjykata e Barit, ndërsa në aksion u angazhua edhe policia e Firences si dhe ajo e Puglias.

Hetimet ndaj grupit kanë nisur në vitin 2015 pas një operacioni të kryer nga policia e Firences, e cila zbuloi trafikun ndërkombëtar të drogës.

Gjatë hetimit në atë kohë u bënë tre arrestime në Bari. Më 31 tetor të atij viti, policia ndaloi një çift shqiptarësh në rrugën “Conte Giusso” me 6 kg kokainë, për të cilën ishte paguar paraprakisht 100 mijë euro.

Arrestimi tjetër vjen dy javë më vonë pranë Torre a Mare – më 15 nëntor, ku përfundoi në pranga një grua shqiptare, në makinën e të cilës u gjetën pesë pako kokainë e paguar më parë me 115 mijë euro.

“Droga u transportuan nga Holanda dhe ruhet në qytete të ndryshme të Italisë veriore dhe pastaj nga atje transportohej në Bari”, shpjegoi kreu i skuadrës Annino Gargano.