Trafikonte kokainë me logot e markave Nike, Cole, Louis Vuitton, në pranga shqiptari

185
Arrestohet në Pavia një 37-vjeçar shqiptar që trafikonte kokainë duke e ambalazhuar në pako me logot e markave të njohura si Nike, Cole, Louis Vuitton. Policia gjeti në apartamentin e tij në Pavia 21 kg kokainë dhe 132 mijë euro. Sipas mediave italiane, shqiptari është identifikuar si Irakli Kito. Policia italiane ra në gjurmët e shqiptarit, pasi gjurmoi dhe ndaloi një trafikant që bënte lëvizje të dyshimta në atë zonë. 
Irakli Kito jetonte me një vajzë të huaj, identifikuar si Maria Elena Meza Alvarado, 36-vjeçare. Ne banesen e tyre në Milano u gjetën kokainë, mijëra euro, makinë presimi për konfeksionimin e drogës e instrumente për falsifikimin e logove të markave firmato, me të cilat mbështillnin pakot e lëndës narkotike. Mësohet gjithashtu se shqiptari bashkë me shtetasen e huaj ishin rezidentë në qytetin e Barcelonës e zotëronin një leje të rregullt qëndrimi spanjolle. Dyshohet se ata iu futen trafikut pasi dështuan me një biznes në Barcelonë.