Trafik droge dhe armësh/ Shkatërrohet banda italo-shqiptare në Itali, arrestohen 12 persona

592
Sigal

Në Messina të Italisë është shkatërruar një bandë italo-shqiptare, ku janë arrestuar 12 persona, mes tyre edhe shqiptarë.  Të arrestuarit dyshohet se kishin ngritur një organizatë kriminale në fushën e trafikut të lëndëve narkotike dhe armëve.

Policia e Messinës zbuloi se grupi kishte aktivitet të gjerë kryesisht në lagjen e njohur të qytetit “Mangialupi”.

Ende nuk bëhen me dije emrat e të arrestuarve por sipas mediave italiane personat të cilët kanë rënë në sitën e Policisë janë emra të shquar.