Toyota dhe Mazda bashkojnë forcat për automjetet elektrike

495
Dy prodhues japonezë në erën e re të automjeteve elektrikë planifikojnë të hyjnë me forca të përbashkëta.Toyota dhe Mazda do të ndihmohen edhe nga partneri i tretë, prodhuesi i komponentëve të automobilave, Denso, njoftoi Mazda.
Roli i kompanisë Denso në këtë bashkëpunim do të jetë ndarja e njohurive nga fusha e elektronikës.
Si rezultat i bashkëpunimit, tre partnerët planifikojnë zhvillimin dhe krijimin e llojeve të ndryshme të veturave elektrike, përfshirë edhe automobilat për udhëtarë, modelet SUV dhe automjetet e lehta komerciale dhe kamionë.
Kur bëhet fjalë për investime, ato nuk do të jenë të barabarta, pasi që barrën kryesore të pjesës financiare do ta bartë Toyota me 90 për qind, derisa investimet e Mazda dhe kompanisë Denso do të jenë të barabarta, me nga pesë për qind.
Sigal