Tortë me kanabis për infermierët/ Gjesti i mirënjohjes i hapi ‘punë’ gjyshit

137

Një i moshuar donte vetëm që t’i shprehte mirënjohjen infermierëve në repartin ku ishte në kurim, por shkaktoi telashe të mëdha, kur në spitalin e Warrington, në Cheshire të Anglisë, shpërndau tortën që teproi nga festa e ditëlindjes së nipit.

Ëmbëlsira kishte në fakt një përbërës të veçantë, të cilin gjyshi nuk e dinte, ishte me kanabis. Pasi provuan tortën, mjekë dhe infermierë, nisën që të vinin rrotull të hutuar. Të shqetësuar vendosën që të analizonin ëmbëlsirën, duke lajmëruar policinë.

Kështu u zbulua se torta ishte me kanabis, por gjyshi nuk dinte asgjë nga ajo që kishte bërë nipi për ditëlindje.

Pas verifikimeve të kryera, policia konfirmoi se “Bëhet fjalë për një gabim të pavullnetshëm nga të gjitha palët e përfshira. Edhe nipi i të moshuarit nuk e dinte se gjyshi do e shpërndante në spital”.