Tornadoja shkatërruese i merr jeten familjes me 7 anëtarë në Alabama

414
Sigal

7 anëtarët e një familjeje janë në mesin e 23 viktimave të identifikuara pas disa tornadosh shkatërruese që goditën shtetin amerikan të Alabamës të dielën.

Të gjitha viktimat, përfshirë 4 fëmijë, u gjetën pranë shtëpive të tyre. Ata janë të moshës 6 deri në 89 vjeç. Të paktën 8 persona rezultojnë ende të zhdukur dhe numri i viktimave druhet se mund të jetë më i lartë.

“Besojmë se të gjitha viktimat ishin në banesat e tyre kur u goditën nga tornadot. Të gjithë, me përjashtim të dy personave, përfunduan jashtë rezidencave”, tha eksperti mjekoligjor Bill Harris në një konferencë për shtyp.

Sa i përket shtëpive, ai u shpreh se ato nuk ekzistojnë më. Tornadot që goditën Alabamën lindore shkatërruan gjithçka që ndodhej në rrugën e tyre. Erat e forta që në disa zona arritën deri në 275km/h shndërruan në rrënoja shtëpi, biznese etj.