Tornado në Teksas, 8 të vdekur

432
Të paktën tetë persona humbën jetën në veri të Teksasit, pas tornadove që përfshinë këtë zonë, njoftuan sot zyrtarë përgjegjës dhe media. ”Një tornado përfshiu sot në mëngjes zonën e Garlandit, që bën pjesë në kompleksin urban të Dallasit dhe Fort Uorthit”, thanë zyrtarët e bashkisë në një komunikatë.

“Janë pesë persona të vdekur të konfirmuar”, shtuan ata. “Dëme të shumta janë shënuar për shtëpitë, apartamentet dhe makinat në këtë zonë”, theksuan zyrtarët. ”Tre persona të tjerë humbën jetën pas stuhive në kontenë Kolin”, tha për gazetën ”Dallas Morning News” policia lokale.
Sigal