Tornado në Meksikë, 11 viktima dhe dhjetra të plagosur

433
Të paktën 11 vetë raportohet të kenë humbur jetën nga një tornado që ka goditur qytetin meksikan në kufi me Shtetet e Bashkuara, Siudad Akunja.
Qindra shtëpi janë shkatërruar totalisht, ndërsa makina të shumta kanë ngecur nëpër katet e larta të godinave. Dhjetra të tjerë raportohet të jenë plagosur, ndërsa autoritetet vendase paralajmëruan se numri i viktimave mund të rritet edhe më tepër.
Mes të humburve është edhe djali i Kryebashkiakut Lenin Perez, i cili e dha vetë lajmin, ndërsa konfirmoi që pjesa më e madhe e viktimave ishin në rrugë, ndërsa personat brenda banesave kanë qenë më të sigurt.
Sigal