Torino, drogë dhe prostitucion, në pranga banda me marokenë, shqiptarë dhe italianë

459
“Gjalpë”, “qumësht”, “kafe”, ‘koktej” dhe “birrë” ishin fjalët e përdorura si kod i komunikimit për të trafikuar drogën nga banda e goditur nga policia italiane në Torino, e cila arrestoi gjashtë persona.

Marokenë, shqiptarë dhe italianë janë arrestuar, akuzuar për disa vepra penale, që kanë të bëjnë me trafikun e drogës dhe prostitucionin.

Policia ka konfiskuar rreth 800 doza kokainë, hashash dhe marihuanë si dhe 1,400 euro.

Gjatë hetimit policia gjeti gjithashtu një lloj tezge ku shitej kanabis, me një vend për provë, mbështetur mbi murin e një parku në provincën e Torinos.

Shitja dhe konsumimi i drogës bëhej në mes të ditës, dhe në mesin e klientëve kishte edhe nxënës të mitur.

Një nga të arrestuarit gjithashtu sherbente si ‘taksi’ për pesëmbëdhjetë prostituta shqiptare dhe rumune.
Sigal