Tony Blair: I kërkova Gadafit që të ‘lëshonte’ Libinë në 2011-ën

387
Ish-kryeministri britanik, Tony Blair, pohon se në një lidhje telefonike me Muamer Gadafin i kishte kërkuar atij që të ‘lëshonte’ Libinë në 2011-ën. Nga ana tjetër Blair tha se nuk kishte bërë këtë përpjekje që ta “shpëtonte” diktatorin libian, por për ta larguar atë nga Libia në mënyrë që të ndodhte një tranzicion paqësor. Blair ka qenë kryeministër anglez nga 1997-ta deri në vitin 2007-të.

Mbretëria e Bashkuar ka qenë pjesë e sulmeve ajrore të NATO-s në vitin 2011, sulme që çuan në rrëzimin e Gadafit. Që nga rrëzimi i tij, situata në Libi akoma nuk është qetësuar ngase disa grupe të lidhura me Shtetin Islamik janë forcuar.
Sigal