Tony Blair bën thirrje për anulimin e Brexit

414
Sigal

Tony Blair ka thënë se
popullit britanik duhet t’i jepet një mundësi tjetër për të thënë edhe njëherë
fjalën e tyre mbi daljen nga Bashkimin Evropian, kjo pasi të bëhet e qartë si
duket vërtet Brexit-i.

Ish-kryeministri tha
se kjo mund të behët nëpërmjet një votimi në Parlament, zgjedhjeve, apo një
referendum të dytë.

Ai i bëri këto komente
pasi shkroi një artikull ku i bënte thirrje personave që dua të qëndrojnë në BE
të mobilizohen në tubime.

Blair argumentoi se
gjatë referendumit njerëzit ende nuk e kishin parë si dukej e ardhmja jashtë
unionit por tha se do të bëhet më e qartë pasi të fillojnë negociatat e
Brexit-it.

“Nëse ju doni të
ruani marrëdhëniet tregtare në tregun e vetëm, detyrime të ndryshme do të
vendosen mbi ju për lëvizjen e lirë të njerëzve,  detyrime ligjore
…  do t’ju duhet të punoni jashtë vendit në këtë pikë..për të dalë nga
Bashkimin Evropian po sakrifikojmë liritë tona … me të vërtetë duam të ikim
në mënyrë nga BE-ja?  – tha ish-kryeministri.