Tokio, të humbësh paratë dhe ti gjesh (pothuajse) gjithmonë, 29 milion euro i janë dorëzuar policisë në 2017

121
Sipas të dhënave të policisë së Tokios, vetëm në vitin 2017 në kryeqytetin japonez i janë dorëzuar autoriteteve rreth 29 milion euro të gjetura. Në Japoni sipas ligjit kush gjen paratë e humbura dhe ja dërgon policisë mund të marrë deri në 20% rikompensim nga ana e pronarit të ligjshëm të shumës së parave.
Banorët e Tokio kanë dorëzuar në polici rreth 3.75 miliard yen, më pak se 29 milion euro vetëm në 2017. Njoftimin e ka bërë departamenti i policisë së Tokios.
Shuma e parave të gjetura të dorëzuara autoriteteve është rritur me 21% nga 2016.

Më shumë se 70% të shumës i është dorëzuar pronarit të ligjshëm. Sipas ligjit japonez personi që gjen paratë merr më shumë se 20% të shumës së gjetur nga pronari i parave.
Nëse pas 3 muajsh pronari i parave nuk është gjetur, atëherë ai që i ka gjetur ka të drejtë të kërkojë ti marrë të gjitha paratë.
Nëse ai refuzon atëherë shuma e parave i kalon arkave të bashkisë ku janë gjetur paratë.